Pro Hair Bank

BENI NJE KONSULTE

prohairbank-hairtransplant-albania

Me ekipin tone mjekesor mund të arrini rezultate natyrale të transplantit të flokëve.

PAS TRANSPLANTIT

Pasi ti nenshtrohet procedurës, pacienti mund te shkojë në shtëpi, të pushojë dhe të minimizojë veprimet e tij sa më shumë te jete e mundur deri ne ditën tjetër.

- Pas procedures, pacienti duhet të flejë me kokën e ngritur në 45 gradë për tre net, për të shmangur ënjtjen.

- Mos hani asnjë akullore ose te merrni ndonje aspirinë - qëndroni larg pijeve alkoolike nga 3 deri në 5 ditë pas procedurës.

- Për të shmangur ënjtjen aplikoni akull në ballin tuaj çdo 2 orë nga 15 minuta.

-Nuk do ju duhet të vuani; Brenda dy netëve te para shumë njerëz kanë nevojë për ilace qetësuese per dhimbjet pas procedurës.

Këto ilaçe qetësojnë dhe kontrollojnë dhimbjen tuaj.

Nën udhëzimet e mjekut do ju jepet nje recete me ilaçet që do te merrni.

- Pas seancës së parë të transplantit të flokëve mund te keni enjtje ose fryrje,dhe kjo zakonisht ndodh tek balli. Enjtja ndodh zakonisht ne diten e dytë deri në të katërten pas procedures. Kjo konsiderohet një faze kalimtare; nuk do të shfaqen probleme të përhershme ose të metejshme. Për shkak të forces së gravitetit enjtja mund të zhvendoset deri poshtë në qepallë. Ënjtja mund të shmanget duke fjetur me ngritjen e kokës në 45 gradë duke përdorur një jastëk gjatë gjumit, kjo duhet të vazhdojë nga nata e parë deri në natën e tretë pas procedurës.

- Infeksionet janë të rralla. Pas procedurës së transplantit të flokëve shmangni të gjitha llojet e papastërtive dhe baktereve gjatë punës, ose kryerjes së detyrave ditore për dy javë. Nuk duhet te prekni zonën dhuruese ose folikulat e mbjellë, por nëse do të jete domosdoshme dora duhet të sterilizohet në mënyrë që të minimizohet mundësia e infektimit të zonës. Pacientët duhet të raportojnë çdo dhimbje, skuqje, ënjtje menjëherë te mjeku.

PUNE & USHTRIM

Shmangni punën e vështirë dhe ushtrimet për gjate një javë pas procedurës. Shmangni ngritjen e peshave , ose mbajtjen e peshave të larta për 10 deri në 14 ditë pas procedurës. Shmangni saunat edhe ekspozimin ndaj diellit për të paktën tre javë. Shmangni kontaktin seksual për të paktën një javë.

  • after-hair-transplant

    Pas Transplantit te Flokeve

  • Disa njerëz I kthehen jetes normale me aktivitete të lehta qe në ditën e dytë të procedurës, por shumica e njerëzve preferojnë kthimin në vendet e tyre të punës ose kujdesjen për rutinat e tyre të përditshme 3 dite pas procedurës, në mënyrë qe të shmangin fryrjen që mund të ndodhë pas procedurës. Njerëzit e tjerë preferojnë të marrin një javë pushimi pas procedurës; kjo vlen për të gjithë pacientët e rinj që ndjekin procedurën për herë të parë, ku gjithçka duket se është e re.


Operacioni i Transplantit te Flokeve

Dërgoni fotot tuaja neperpërmjet whatsapp dhe merrni falas nje analize te detajuar per flokët tuaja.

Transplant Flokesh Sapphire FUE

Klinike Transplanti Flokesh ProHairBank ne Shqiperi

Transplant Flokesh DHI ne Shqiperi

DHI (Direct Hair implantation - Implanter Pen Technique

Transplant Mjekre ne Shqiperi

Follicle Unit Extraction (FUE) Technique

Transplant Vetullash ne Shqiperi

Follicle Unit Extraction (FUE) Technique

Transplant Flokesh FUE ne Shqiperi

Follicle Unit Extraction (FUE) Technique

  • Adresë

    Rruga e kavajes, ne krahe te qendres Globe. Kati i 2.

  • Telefon

    +355 69 805 0000

  • E-mail

    info@prohairbank.com

  • Faqet në internet

    www.prohairbank.com